MENU
klinika

“S’e mbron më Kushtetuta”

Dosja ‘Partizani’, Spartak Ngjela zbulon çfarë do të ndodhë me Berishën

01.11.2023 - 13:08

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Euronews Albania ka komentuar lëvizjet politike në PD dhe masat që janë marrë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Ai nënvizoi se e vetmja rrugë e PD-së është që të gjejë një kryetar partie të përbashkët dhe riformojnë partinë.

Më tej ai shtoi se nëse Berisha nuk paraqitet në Prokurori do të arrestohet duke shtuar se liderin demokrat nuk e mbron Kushtetuta.

“Ata kanë vetëm një rrugë, të gjejnë një kryetar partie të përbashkët dhe të riformojnë PD. Me Saliun nuk vijmë më në pushtet sepse nuk a antiamerikanizëm në Shqipëri. Kohët e reja sollën ndryshim. Uashingtoni ndihmoi në mënyrë të fortë për pavarësinë e Kosovës dhe ata kanë frikë se ky proces shkojnë deri në nish. Nuk mund të ngrihet një hetim parlamentar për Saliun dhe për të tjerët sepse nuk e lë Kushtetuta. Hetimi parlamentar nuk del dot kundër Kushtetutës. Një vend demokratik me Kushtetutën tonë, fuqinë e ka Gjykata. Berisha po bën gabim të rëndë. Nëse Berisha nuk shkon të paraqitet në prokurori do të arrestohet. Berisha është mirë të shkojë. Kushtetuta nuk e mbron Berishën”-tha ai.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

Vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit/ “Shumica derdhin lot krokodili”

Rama: Salla e Parlamentit është shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj!

Data që propozuan për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Mbyllet takimi mes Bajram Begajt dhe krerëve të partive të vogla!