MENU
klinika

Dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Durrës, 84 vjeçari sulmohet nga 2 qen ‘pitbull’!

02.11.2023 - 19:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 13 të Durrësit.

Një 84 vjeçar është sulmuar në rrugë nga 2 qen të llojit “Pitbull” informoi sot policia.

Për pasojë i moshuari i identifikuar me inicialet H.B ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, informoi sot policia e Durrësit.

Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.