MENU
klinika

Do bëhen prindër së shpejti

Emri i veçantë që çifti i njohur kanë zgjedhur për të voglin e tyre

01.11.2023 - 13:18

Bashkëshorti i yllit televiziv Kourtney Kardashian, Travis Baker së fundmi ka konfirmuar emrin e fëmijës së tyre i cili do të vijë në jetë së shpejti.

Gjatë një interviste në podkastin “One Life One Chance With Toby Morse”, 47-vjeçari tha se nuk do të mundet që të mbajë një koncert në Hawqaii pasi ishte “java që Rocky do të lindte”.

E teksa moderatori Toby Morse e pyeti nëse Rocky 13 Barker është emëri i fëmijës së tij, Baker konfirmoi se ky është emri që ai dhe bashkëshortja e tij kanë zgjedhur për të voglin e tyre.

Kujtojmë që çifti kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre vetëm një vit më parë, ndërsa ky është fëmija i tyre i parë së bashku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kris Jenner, sapo publikoi këngën e Krishtlindjeve

Mami dhe gjyshja më “cool” në qarkullim