MENU
klinika

“Qytetarët të lodhur me PD-në”

Gert Bogdani kundër Berishës: Kaosi në Kuvend i gabuar, duhet gjetur tjetër mënyrë

30.11.2023 - 21:33

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani duke folur për situatën në të cilën ndodhet opozita dhe mënyrën se si ajo mund të dalë nga kjo tymnajë, deklaroi ky kaos në të cilën është përfshirë PD nuk i shërben askujt.

Në një intervistë për “Panorama Tv”, Bogdani tha se për të larguar këtë tymnajë në opozitë duhet një vullnet i fortë politik, që përfshin bashkimin e partisë, reformimin e punës dhe rifreskimin e saj.

Sipas tij kaosi i krijuar po e largon opozitën nga hallet e popullit dhe po e bënë atë të bezdiset me PD-ën.

“Kam qenë i barazlarguar nga kjo sherrnajë e brendshme, sepse sherri nuk bën mirë askujt, por thjeshtë ka lodhur qytetarët demokratë. Sherri nuk të çon askund. Kam qenë i barazlarguar nga kjo sherrnajë e brendshme, sepse sherri nuk bën mirë askujt, por thjeshtë ka lodhur qytetarët demokratë. Sherri nuk të çon askund.

Angazhimi politik është i përditshëm me demokratët e thjeshtë dhe bazën e Partisë Demokratike. Një opozitë e dobët në një vend si Shqipëria, tregon që është një vend që po shkon keq. Edhe në një vend me demokratik, pa opozitë, kryeministri do gabonte.

Kjo gjendja e PD, nuk ndihmon vendin. Sa i përket Kuvendit dhe a do shkojë Bardhi, këto janë cic-mice. Problemi është se a do zgjidhen problemet e mëdha dhe kjo tymnajë e opozitës.

Një vullnet i fortë politik e heq tymnajën në opozitë. E para është bashkimi, për numra dhe frymëzim. E dyta është reformimi. Mënyra e të berit punë. Të jesh përditë me demokratët dhe qytetarët. Jo vetëm kur ka fushata elektorale. Dhe së fundmi, rifreskim. Duhet t’i hapet rruga njerëzve  të rinj që frymëzojnë qytetarët. Me një ekip që ka humbur 7 herë, nëse nuk e ndryshon, rezultati po i njëjtë do të jetë. Duhet vënë interesi kombëtar, mbi interesat personale dhe partiake”, tha ai.