MENU
klinika

“Nuk duhet të rrimë në pozicione të ngurta”

Gjekmarkaj bën propozimin e tij para Grupit të PD

24.11.2023 - 20:16

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherësh deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së një ditë më parë (23 nëntor) ka propozuar që të ngrihet një përfaqësi e opozitës dhe të sqarojë ndërkombëtarët pse janë këtu ku janë dhe cila është zgjidhja që mendojnë.

Gazetari Osman Stafa, i cili ka zbardhur detajet nga diskutimet pa media, bën me dije se Gjekmarkaj ka thënë se nuk kanë pse të rrinë në pozicione të ngurta, ndërsa ka theksuar se nuk është për konflikt me Italinë për çështjen e refugjatëve.

“Nuk ka pse të rrimë në pozicione të ngurta, nëse kërkohet një riformulim për komisionet hetimore, mund ta bëjmë atë. Ne na intereson thelbi i gjësë, hetimi, transparenca! Nëse mazhoranca e ka këtë si punën e autokritikës në socializëm ku na thonë thellohuni edhe më, ne gojën nuk e kemi vetëm për të ngrënë, po edhe për t’ja sqaruar opinionit publik e faktorit ndërkombëtar, që ne jemi fleksibël për të realizuar kërkesat tona. Me këtë nuk po them të braktiset protesta.

Nëse edhe pas riformulimeve nuk i pranojnë atëherë nuk na pengon askush të rithemi që këta thjeshtë nuk duan. Por gjëja më e rëndësishme e këtyre ditëve për mua ka qenë reagimi i faktorit ndërkombëtar qoftë edhe në mënyrë të kujdesshme në favor të kërkesave opozitare. Ne deri dje kemi kemi patur vetëm deklarata dënimi! Ata po e thonë qartë “kontroll i parlamentit mbi qeverinë”! Këtu qëndron thelbi i çështjes. Unë propozoj që të ngrihet një përfaqësi e Opozitës dhe t’i sqarojë ata pse jemi këtu dhe si e mendojmë ne zgjidhjen.

Dialogu me partnerët, për mua, është tejet i rëndësishëm dhe duhet të investohemi në këtë drejtim. Edhe për ata është e qartë kush është opozita dhe me deklarimet e tyre pranohet kriza. Ne duhet të insistojmë që zgjidhja e krizës e rikthen parlamentin në normalitet dhe e bën atë funksionues. Rikthimi tek fjala është e rëndësishme sa rifitimi i të drejtave.

Unë nuk jam për konflik me Italinë për çështjen e refugjatëve, si shumëkush kam afilazione me këtë vend, por interesat e vendit tim prevalojnë atëherë rruga më e mirë për të shqyrtuar legalitetin e saj është kalimi nëpër Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Gjekmarkaj.

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër