MENU
klinika

Dyshimet e para të policisë për ngjarjen

Gjendet i pajetë trupi i një emigranti të paligjshëm

12.11.2023 - 09:20

Një emigrant i paligjshëm është gjetur pa shenja jete në fshatin Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë.

Sipas informacioneve mësohet se emigranti është i kombësisë siriane dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex

Sipas të dhënave paraprake në trupin e sirianit nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Nga policia po kryhen të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit