Avokatja Brizida Gjikondi, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC komentoi artikullin e BBC të publikuar së fundmi. Artikull i cili flet për një investigim të thelluar lidhur me mënyrën se si një kompani ruse e kamufluar me pronarë të rremë në Britani, por që ka lidhje me miq të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, ka paguar qindra mijëra dollarë drejt një ish-ndihmësi të fushatës zgjedhore të Donald Trump për të lobuar për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me zgjedhjet e vitit 2017.
Kompania, e cila rezultonte e regjistruar në Skoci, kishte paguar 150 mijë dollarë drejt një kompanie lobimi në Uashington në mënyrë që Lulzim Basha të mund të shkrepte një foto me ish-presidentin Donald Trump.
Kjo foto u përdor më pas nga kryetari i partisë Demokratike në fushatën zgjedhore të vitit 2017. Ndër të tjera Gjikondi tha se Basha është ndër politikanët që nuk kanë mbajtur asnjëherë përgjegjësitë.
“Kemi parë që Britani për shumë pak gjë të shpall non-grata, jo më për të gjithë këtë informacion. Reagimi i Bashës e komplekson më shumë situatën sepse anglezët janë të drejtpërdrejtë dhe nuk janë mësuar këto hile. Kjo mund të sjellë edhe pasojë me pozicionin që ka ai tani në Këshillin e Europës si Reporter për asetet e Rusisë. Kjo e bënë të dyshimtë për menaxhimin e këtyre aseteve sepse nuk dihet lojën e kujt do të bëjë. CV e tij tregon që ka qenë pjesë e aseteve Rusisë, ndërsa tani bën sikur do t ë menaxhojë këto asete në favor të Ukrainës. Mua më vjen mirë që Shqipëria më në fund po i jep dorë të lirë të merret me ish-udhëheqësit. Ti gjitha indiciet që jep ky artikull do të ishte shumë mirë t’ja shtojnë dosjes. E them që të gjithë juristët e dinë që pushimi është një pezullim i përkohshëm dhe se me një provë, rihapet. Marrja pjesë e një grupi nga SPAK në SHBA, edhe fotot e publikuara nga ambasada amerikane, pikërisht kur Berisha është përpjekur ti vendosë në tabelë qitje. Është e tmerrshme që ne jemi ambientuar me atë gojë të tij aq të papastër. Është fat i shqiptarëve që reforma në drejtësi u bë nga SHBA dhe po sjell frytet e SPAK. Tani ka marrë rrugë goditja e kupolës ashtu siç besoj që edhe Basha nuk do t’i shpëtojë siç nuk i ka shpëtuar as edhe e majta. Lidhur me tensionet në Kuvend, Basha është i tërhequr dhe nuk do të bëhet siç ka qenë më parë kamikaz i Berishës. Ose ia ka lënë atyre që kur të mbarojë ora politike e Berishës, duan të kapin partinë. Kamikazët e rinj Bardhi e Salianji, deri dje ishin kundër Berishës”, tha ndër të tjera Gjikondi, duke shtuar: “Ne e njohim Bashën dhe ai përpiqet t’ja hedhë për procedurë dhe mundohet të mos marrë përgjegjësitë, kujton se ia hedh me një kafshim byreku dhe pastaj krijohet ideja se ai është popullor. Këtë mund të ia hedhë mediave shqiptare, por kurrsesi një medie si BBC. Edhe për email që ka dërguar jam e bindur që e ka bërë për Shqipërinë dhe jo për BBC. Kjo tregon edhe se çfarë lideri kemi, pa moral dhe pa identitet”.