Harry Styles nuk e ka më modelin identifikues të flokëve dhe s’dimë si të ndihemi. Në disa foto të shkrepura për TMZ, ai shihet me modelin ‘buzzcut’ dhe duket tjetër njeri.
Këngëtari 29-vjeçar u shfaq me look-un e ri në koncertin e U2 në Las Vegas, i shoqëruar nga partnerja, Taylor Russell dhe disa miq të përbashkët.
I veshur me një bluzë të thjeshtë, Harry po argëtohej me këngët e U2, pa e ditur se në X (Twitter) po bëhej nami për flokët e tij.
“E dua shumë Harry Styles dhe do të mbroj çdo gjë që ai bën, por jo këtë qethje flokësh”, shkroi dikush, ndërsa një tjetër person bëri shaka duke thënë: “Mos po kalon një krizë Harry?”. “Më thuaj që është një rreng, të lutem, të përgjërohem”, u shpreh dikush tjetër.