MENU
klinika

S’ishim gati për këtë ndryshim!

Harry Styles qethi flokët dhe nuk njihet më!

10.11.2023 - 13:05

Harry Styles nuk e ka më modelin identifikues të flokëve dhe s’dimë si të ndihemi. Në disa foto të shkrepura për TMZ, ai shihet me modelin ‘buzzcut’ dhe duket tjetër njeri.

S’ishim gati për këtë ndryshim! Harry Styles qethi

Këngëtari 29-vjeçar u shfaq me look-un e ri në koncertin e U2 në Las Vegas, i shoqëruar nga partnerja, Taylor Russell dhe disa miq të përbashkët.

S’ishim gati për këtë ndryshim! Harry Styles qethi

I veshur me një bluzë të thjeshtë, Harry po argëtohej me këngët e U2, pa e ditur se në X (Twitter) po bëhej nami për flokët e tij.

“E dua shumë Harry Styles dhe do të mbroj çdo gjë që ai bën, por jo këtë qethje flokësh”, shkroi dikush, ndërsa një tjetër person bëri shaka duke thënë: “Mos po kalon një krizë Harry?”. “Më thuaj që është një rreng, të lutem, të përgjërohem”, u shpreh dikush tjetër.