MENU
klinika

Devoll

Helmohet nga kërpudhat 41-vjeçarja, përfundon në spital

06.11.2023 - 13:23

Një 41-vjeçare nga Devolli ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital pasi është helmuar nga kërpudhat. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ku gruaja, identiteti i të cilës ende nuk dihet ka shkuar në spitalin e Bilishtit pasi është helmuar pas konsumimit të kërpudhave.

Për shkak të gjendjes së rënduar 41-vjeçarja u dërgua në spitalin e Korçës ku dhe është shtruar në reanimacion dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit se gruaja ka ngrënë kërpudha, gjithashtu dhe mjekët bënë me dije se ajo është helmuar. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave, pasi nuk dihet se ku i ka konsumuar kërpudhat kjo shtetase.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit