MENU
klinika

I demoralizuar dhe i zhgënjyer nga aleatët

Pse Zelensky është më në krizë se kurrë?

04.11.2023 - 11:39

Këto nuk janë ditë të lehta për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Për më shumë se një vit e gjysmë, lideri ka bërë gjithçka që është e mundur për të ruajtur konsensusin ndërkombëtar, veçanërisht atë të Perëndimit, por diçka duket se ka ndryshuar kohët e fundit.

Numri një i Kievit kishte shprehur tashmë pakënaqësi në shtator, pas samitit të Kombeve të Bashkuara.

Vështirësitë në terren kundër trupave ruse e kanë shtuar shqetësimin, falë qëndrimit të aleatëve. “Askush nuk beson në fitoren tonë si unë, askush”, tha ia për të përjavshmen amerikane “Time”.

I demoralizuar dhe i zhgënjyer nga Perëndimi: kjo është ndjenja e Zelenskyt në një fazë vendimtare të luftës kundër Putinit.

Ukraine's Zelensky Makes Surprise Visit to NATO HQ in Brussels - The New York Times

Në veçanti, lideri ukrainas tha se ishte i lodhur duke vazhduar të bindë aleatët për fitoren e mundshme kundër Moskës. Përshtypja është se mobilizimi ndërkombëtar po gërryhet dalëngadalë: “Gjëja më e frikshme është se një pjesë e botës është mësuar me luftën në Ukrainë, lodhja e luftës po përhapet si një valë, e shohim në SHBA dhe në Evropë”, mendoi Zelensky.

Shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme i jep forcë këtij reflektimi: pushtimi rus, një e pesta e territorit ukrainas të pushtuar, dhjetëra mijëra civilë dhe ushtarë të vrarë, duket se ka përfunduar në sfond.

Dhe zemërimi i Zelenskut është i dukshëm: optimizmi është një kujtim i largët, mbi të gjitha shfaqet një fije e ashpër ndaj atyre që nuk ndihmojnë sa munden, ndoshta duke harruar përpjekjet e pandërprera të këtyre njëzet muajve.

Zelensky është i dëshpëruar, optimizmi dobësohet dhe mungojnë shakatë për të lehtësuar tensionin.

Ai madje ndihet i tradhtuar, frika është se ndihma për Izraelin mund të rrezikojë ndihmën për Ukrainën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bota në prag të luftës së madhe

Cili është plani i Vladimir Putinit për Ukrainën?