MENU
klinika

I vrarë nga Hamasi

Del në kinema vepra e regjisorit izraelit

19.11.2023 - 14:11

Në moshën 22-vjeçare, Yahav Winner u bë dëshmitar i vdekjes së një personi para syve. Një raketë e lëshuar nga Gaza e afërt goditi babanë e mikut të tij më të mirë, duke e vrarë atë në çast. Më shumë se një dekadë më vonë regjisor i njohur, Winner bëri një film të shkurtër të titulluar “The Boy” ku edhe trajton këtë ngjarje që shënoi jetën e tij.

Nuk ishte filmi i parë me temën e sulmeve me raketa në vendlindjen e tij Kibbutz Kfar Aza ku ai u rrit, i cili shtrihet vetëm disa kilometra nga kufiri i Rripit të trazuar të Gazës. Më 7 tetor, militantët e të Hamasit pushtuan Kfar Azën. Kur ata u përpoqën të hynin në shtëpinë e familjes së Winner, ai, gruaja e tij si dhe vajza e tyre e mitur Shaya u fshehën në një dhomë të sigurt.

Teksa militantët e armatosur u përpoqën të hapnin dritaren e dhomës së sigurt, Winner e mbajti atë fort të mbyllur, duke i kërkuar bashkëshortes së tij Atar që të vraponte së bashku me vajzën e tyre drejt një vendi të sigurt.

“Në një sekondë, militantët e Hamasit hapën dritaren e dhomës. Pataj Jahev nuk tentoi të shkonte tek dera por tek dritarja. Ne patëm një kontakt me sy, nuk ishte një lamtumirë e gjatë, dhe ai luftoi kundër tyre.Unë ika me vajzën , pa këpucë, pa asgjë , vetëm me pizhame.”

Më vonë Atari mësoi se Winner ndërroi jetë pikërisht pranë dritares që e kishte mbajtur të mbyllur për kaq gjatë, i vrarë nga militantët që kishin bombarduar shtëpinë plumba. Pesë javë nga vdekja e tij, filmi “The Boy” tani po shfaqet për publikun në Tel Aviv për të nderuar regjisorin e ndjerë.

“Kur pashë për herë të parë filmin m’u kujtua jeta e bashkëshortit tim të ndjerë dhe stresin që ai përjetoi,dhe ky është Barak ,personazhi kryesor në film I cili më kujton jahev dhe jetën që ai kaloi. Ai ishte një hero. Kaq i talentuar.”

E veja e regjisorit shpjegon se në fakt historia e filmit është e bazuar në përvojën jetësore të tij.

“Jahav u frymëzua nga historia e tij personale, dhe nuk ka asnjë djalë në film. Filmi titullohet (Djali) sepse të gjithë e trajtojnë atë si një djalë, sepse nëse dikush vuan nga çrregullimi i stresist post-traumatik, është e vështirë për të që ta konsiderojnë të pjekur. Pra, filmi është si një mbyllje e përvojës së tij që ai kaloi. Dhe është shumë e çuditshme që ai u kthye në vendin ku pa babain e mikut të tij më të mirë të vdekur para syve të tij, të vrarë nga raketa dhe të mendosh që edhe ai pati të njëjtin fat. Mendoj se është një cikël i çuditshëm i jetës.”

Gjatë shfaqes së filmit, një skenë që përfshin personazhe që strehoheshin gjatë një sulmi me raketa bëri që audienca të përfshihej dhe shumë të shpërthenin në lot. Atari dhe Winner, të cilët kishin studiuar së bashku në shkollën e filmit, ishin një çift që përveç jetës ndanin së bashku edhe vendin e punës. Winner ishte regjisori dhe Atari ishte skenaristja.

“Në fakt, ai ishte i vetmi person mendimi i të cilit kishte rëndësi për mua. Edhe nëse të gjithë më thonin se dicçka është e keqe, dhe ai më thoshte se është mirë , ishte mendimi i tij që kishte rëndësi. Ai ishte personi më i rëndësishëm për mua, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe personal. Do të më duhet ta imagjinoj gjithmonë brenda kokës sime, por ai ka ikur.”

Atari është ende në përgatitje të një filmi tjetër të bashkëshortit të saj të ndjerë të titulluar të “Kibbutz Legend”, filmi i pestë dhe i fundit i regjisorit, xhirimet e të cilit përfunduan pak para vrasjes së tij.

“Ne përfunduam xhirimet e një filmi të gjatë që e shkruam së bashku për tre muaj, dhe që e xhiruam së bashku kur Shaya ishte brenda barkut tim atëherë. Në atë kohë unë isha tetë muajshe. Dhe unë do ta montoj atë film, dhe ai flet për ‘Legjendën e Kibucit’. Është historia e fundit përkujtimore, ju e dini ngjarjen e Kibbutz-it të Kfar Azës. Dhe shumica e aktorëve, kanë ndërruar jetë.”

Në film, si Winner ashtu edhe Atari, e cila ishte ende shtatzënë në kohën e xhirimeve, luajtën rolin kryesor, dhe kasti ishin të gjithë miq dhe familjarë të çiftit, shumica e të cilëve ndërruan jetën gjatë sulmeve të 7 tetorit.

“Pra, të gjithë njerëzit që shoh në ekran, shoh traumën, por për shkak të kësaj, ndjej nevojën për ta bërë atë film. Sepse është gjëja e fundit që është nga Kibbutz. Dhe njerëzit e parë që do t’u tregoj se filmi nuk është festival, janë miqtë e mi nga kibuci. Dhe unë do t’u tregoj vendin që kishim dikur. Dhe ishte një komunitet i bukur që ndihmuan njëri-tjetrin dhe dolën vullnetarë.”