MENU
klinika

"Është vrarë një diplomat i shkëlqyer që ka pas Shqipëria"

Idajet Beqiri jep informacionin ‘bombë’: Janë bërë krime për çështjen “CEZ-DIA”

14.11.2023 - 12:34

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur në lidhje me hetimin e rinisur për dosjen “CEZ-DIA”.

Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se përveç vjedhjes së buxhetit të shtetit, autorët e kësaj afere kanë vrarë dëshmitarët për t’i shpëtuar dënimit. Ai hodhi akuza mbi ish-presidentin Ilir Meta, i cili aktualisht po hetohet për këtë çështje , e po ashtu djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

“Kjo çështje është hetuar, hetimet kanë qenë thuajse të plota dhe gjurmët e krimit janë të dukshme në këtë dosje. Mirëpo çështja ‘CEZ-DIA’ nuk u trajtua ashtu siç është përmbajtja e dosjes. Për rrjedhojë u bë vetëm një ‘kokë turku’. Edhe pse ‘kokë turku’ nuk mund t’i thuhet Kastriot Ismailjat se ai faktikisht është bashkëpunëtor në atë krim, por problemi është se ata që e krijuan Ismailajn dhe e orientuan për të ngritur shoqërinë DIA, e cila ishte thjesht fomrale për të vjedhur disa fonde të buxhetit të shtetit dhe do bëntë shpërndarjen e 415 milionë eurove, që janë ilir Meta dhe Shkëlzen Berisha duhet të shkonin të pandehur në Prokurori. Ata e kishin emrin në dosje dhe del hapur si e kanë bërë këtë aferë. Nga ana tjetër, kjo është një dosje e mbingarkuar me vrasje. Problemi është se u fsheh vrasja e një diplomati të shkëlqyer që ka patur Shqipëria, që kishte dijeni për këtë dosje dhe që ka dhënë material të bollshëm që çështja të shkonte në gjykatë, siç është Qazim Tepshi dhe ai në rrethana krejt të papritura ka ikur nga kjo jetë, siç janë zhdukur edhe dy dëshmitarë të tjerë që sot nuk gjenden. Këta jo vetëm bëjnë afera por dëshmitarët këta i zhdukin, i vrasin me helm e me gjëra të tjera dhe nuk është hera e parë që ndodh”, tha Beqiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si implikohet ish-presidenti

Afera CEZ-DIA, Ilir Meta thirret në SPAK