MENU
klinika

Marrēveshja për emigrantët

Ish-kryeministri italian: Pakti me Tiranën do të na kushtojë shumë!

10.11.2023 - 10:54

Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte sulmoi qeverinë e Giorgia Melonit për marrëveshjen e nënshkruar me Tiranën për emigrantët.

Udhëheqësi i Lëvizjes Yje (M5S) hodhi poshtë të enjten marrëveshjen e diskutueshme që qeveria e Kryeministrit Giorgia Meloni nënshkroi me Tiranën këtë javë për të ngritur qendra italiane emigrantësh në Shqipëri si një “reklamë e shtrenjtë” për ekzekutivin që popullit italian do t’i duhet të paguajë faturën.

“Ajo që Meloni po shet si deportim masiv i përkohshëm do të na kushtojë shumë, ne kemi lexuar shifra mbi 80 milionë e 100 milionë euro fonde garancie.”, tha ish-kryeministri Conte.

Pas një muaji në Shqipëri, emigrantët do të kthehen në Itali, ku ose do t’u ofrojmë azil ose do t’u japim një njoftim dëbimi sepse nuk është e mundur riatdhesimi i tyre.
Atëherë ata do të mund të bredhin në të gjithë vendin tonë.
Është reklama e shumëfishtë (për qeverinë) që do të duhet të paguajnë italianët që nuk janë budallenj”., tha ai, raporton Ansa.

Marrëveshja për refugjatët, Artur Zheji: Arsyet pse pakti Meloni-Rama u mbajt sekret
10 Nëntor, 07:17
Kreu i Partisë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë, Elly Schlein, ka thënë se marrëveshja “duket në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe evropian”.

Seksioni italian i Amnesty International ka thënë se marrëveshja ishte “e paligjshme dhe e pavlefshme.

“Njerëzit që shpëtohen në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë strehim në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të transferohen në një shtet tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe situatat individuale,” tha Amnesty.