MENU
klinika

Emri

Iu gjetën 11 thika, arrestohet 30-vjeçari në Mat

22.11.2023 - 11:04

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një arsenal thikash dhe municionesh në banesë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Emirel Tushën.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën të fshehura 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejsbolli, të cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisaratit të Policisë Mat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte armë të ftohta dhe municion, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për kapjen e tij. Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit E.T., shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi E.T., 30 vjeç, banues në Burrel”, njofton policia.