MENU
klinika

SHBA me “dorë të hekurt” në Lindjen e Mesme

Izraeli ka vetëm 3 javë kohë për të “zhdukur” Hamasin

09.11.2023 - 08:30

Një muaj që kur Hamasi nisi sulmin e tij brutal terrorist ndaj Izraelit, duke vrarë mbi 1,400 njerëz, numri i të vdekurve nga reagimi i Izraelit në Rripin e Gazës është rritur mbi 10,300, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Ministria thotë se më shumë se 4,200 nga të vdekurit janë fëmijë, dhe rreth 1,300 fëmijë të tjerë besohet se janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.  Shifrat e dhëna nga administrata e drejtuar nga Hamasi në Gaza nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por zyrtarët amerikanë thonë se numri i civilëve është padyshim në mijëra. Izraeli këmbëngul se Hamasi mban të gjithë përgjegjësinë për viktimat në Gaza, pasi ndezi luftën me sulmin e tij terrorist të 7 tetorit, dhe e akuzon Hamasin për fshehjen e armëve dhe luftëtarëve në lagjet civile, duke përfshirë shkollat dhe spitalet. Pavarësisht se numri marramendës i viktimave dhe kriza në rritje humanitare në Gaza kanë nxitur thirrjet në rritje nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare në mbarë botën për një armëpushim humanitar, Izraeli i ka refuzuar thirrjet. Madje, tani duket se nën presionin e kohës, por edhe ndërkombëtarëve, sidomos Amerikës që po vepron me “dorë të hekurt”, pritet që sulmet të intensifikohen.

Plani i Izraelit

Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak tha në një intervistë për “Politico” se Izraeli ka vetëm disa javë të tjera për të eliminuar Hamasin. Arsyeja për këtë është se publiku po kthehet shpejt kundër veprimeve të tyre në Gaza. Në një intervistë ekskluzive me “Politico”, ish-kryeministri, i cili udhëhoqi Izraelin midis viteve 1999 dhe 2001, tha se forcat shumëkombëshe arabe mund të marrin kontrollin e Gazës pas një fushate ushtarake për të ndihmuar Autoritetin Palestinez të Mahmud Abbas të marrë kontrollin nga Hamasi. Megjithatë, Barak thekson se kthimi në diplomaci që synon krijimin e një shteti palestinez është një perspektivë e largët. Barak thotë se ka vënë re se retorika e zyrtarëve amerikanë ka ndryshuar ditët e fundit dhe se ata po bëjnë thirrje gjithnjë e më shumë për një pauzë humanitare në luftime. Ai shqetësohet se simpatia për Izraelin e krijuar pas sulmeve të 7 tetorit tani po zbehet. “E shihni se dritarja po mbyllet. Amerika nuk mund t’i diktojë Izraelit se çfarë të bëjë, por nuk mund t’i injorojmë as ata”, tha Barak për rolin e Uashingtonit dhe shtoi: “Ne do të duhet të pajtohemi me kërkesat amerikane në dy-tre javët e ardhshme, ndoshta më pak”.

Çrrënjosja e Hamasit

Ai shtoi se do të duheshin muaj apo edhe vite për të çrrënjosur Hamasin, që është qëllimi kryesor i luftës i vendosur nga kryeministri izraelit Netanyahu dhe kabineti i tij. Por për shkak të numrit të viktimave civile në Gaza, mbështetja perëndimore po dobësohet dhe frika e një lufte edhe më katastrofike në rajon po përhapet. “Nuk e sheh çfarë po ndodh? Dëgjoni tonin e publikut. Ne po humbasim opinionin publik në Evropë, për një ose dy javë do të fillojmë të humbasim mbështetjen e qeverive në Evropë”, tha Barak. “Udhëheqësit arabë duhet të jenë në gjendje t’u thonë popujve të tyre se diçka po ndryshon dhe se po hapet një kapitull i ri, në të cilin ka një përpjekje të sinqertë nga të gjitha palët për të qetësuar konfliktin. Por ata duhet të dëgjojnë se Izraeli është i aftë të mendojë në drejtim të ndryshimit të drejtimit, siç ka bërë vitet e fundit. Kjo nuk do të thotë se Izraeli duhet ose mund të nxitojë për të ringjallur bisedimet për një zgjidhje me dy shtete”, tha Barak për “Politico”.

Surge in anti-Semitic cartoons in Arab media after US embassy move | The Times of Israel

Misioni i Amerikës

Pasi turneu i Antony Blinken duket se dështoi, Uashingtoni vendosi të ndërmarrë veprime të forta, duke dërguar kreun e CIA-s, Bill Burns, në zonë. Detyra e zyrtarit, një ish-diplomat i dërguar tashmë në Rusi përpara pushtimit të Ukrainës, do të jetë e dyfishtë. Nga njëra anë, të inkurajojë Izraelin që të ndjekë një qasje më të synuar për të sulmuar Hamasin, t’i japin një pauzë luftimeve për të marrë ndihmë për Gazën dhe të bëjë më shumë për të shmangur viktimat civile. Nga ana tjetër, të bindë aleatët arabë që të luajnë një rol më konstruktiv në parandalimin e përhapjes së konfliktit dhe ndarjes së informacionit të inteligjencës.