MENU
klinika

Çfarë duhet të ndodhë pas luftës

Joe Biden: Autoriteti Palestinez duhet të marrë përsipër qeverisjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor

19.11.2023 - 14:53

Presidenti amerikan Joe Biden lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme ka theksuar se nuk duhet aspak të ketë shpërngulje të dhunshme në Rripin e Gazës.

“Autoriteti Palestinez duhet përfundimisht të marrë përsipër qeverisjen e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.

Joe Biden paralajmëron gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të lëshojë ndalime të hyrjes kundër “ekstremistëve” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.

“Unë i kam deklaruar prerazi udhëheqjes izraelite se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet dhe ata që kryejnë dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi”, thekson më tej Joe Biden.