MENU
klinika

Kaosi në Kuvend

Kadilli akuza mazhorancës dhe opozitës: Në Parlament zihen, jashtë takohen e flasin me mesazhe

27.11.2023 - 19:23

Ish-deputeti, Fatbardh Kadilli teksa komentonte kaosin në Kuvend, hodhi akuza ndaj klasës politike ku tha se pas debateve në parlament, flasin me mesazhe dhe janë në një komunikim krejt normal me njëri-tjetrin, pavarësisht se në sy të njerëzve ndajnë mendime të ndryshme.

Ai tha se sapo dalin jashtë ambienteve të parlamentit, deputetë të opozitës dhe mazhorancës takohen e qeshin me njëri-tjetrin.

“Ne u rrëzuam me një milion vota duke qenë në pushtet. Pse? Për korrupsion, konsum dhe dështime. Tani, po i njëjti njeri i thotë shqiptarëve ‘më votoni mua se unë nuk jam aq i keq sa Edi Rama’. Po je i keq mor zotëri! Shqiptarët të rrëzuan njëherë, shqiptarët duan diçka tjetër. Prandaj Edi Rama lufton që të jetë Sali Berisha atje, sepse është një betejë që e ka fituar me të, sepse nuk vjen si opozitë e pastër dhe e re, vjen si opozitë e vjetër, e diskretituar, e mundur radhazi nëpër gara.

Mjafton të shohësh sapo bie perdja e parlamentit si ndryshon toni i komunikimit midis deputetes dhe ministrit, mjafton të shohësh se si kur ka mbaruar biseda takohen e qeshin nëpër stadiume apo në Bllok, apo Lalëz. Pra, janë në të njëjtën varkë. Ajo varkë po fut ujë nga sistemi i drejtësisë”, u shpreh Kadilli në një intervistë për Euronews Albania.