MENU
klinika

TKOB

Kalendari Artistik i dhjetorit nis me operën “Carmen”

30.11.2023 - 15:09

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të sjellë së shpejti për artdashësit, operën “Carmen”.

Muaji dhjetor do të vijë me dramën e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe, duke hapur kështu Kalendarin Artistik të muajit dhjetor, me një nga kryeveprat e operistikës botërore.

“Carmen” është vepër e Georges Bizet, e cila kapërceu kufijtë e teatrit tradicional dhe preku zemrat e artdashësve.

Historia fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, Don José, takon Carmen-in, një vajzë pasionante dhe e lirë, e cila provokon ndjenjat e Don José-s, duke pasuar një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonistëve.

Cili është çmimi i lirisë? Kjo është një nga pyetjet ekzistenciale që spektatori do të ngrejë ndërsa do të shohë këtë shfaqje e cila do të vihet në skenë në datat 8, 9, 10 dhe 11 dhjetor, në TKOB.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse