MENU
klinika

Ç’ndodhi para Kuvendit

“Kam punë me doktorin”/ I veshur me të zeza dhe kapuç në kokë, i riu alarmon policinë

13.11.2023 - 21:25

Një i ri është shoqëruar nga efektivët pasi alarmoi Policinë e Shtetit me lëvizjet e dyshimta para Kuvendit të Shqipërisë.

Prej rreth 30 minutash ai ka lëvizur në mënyrë të dyshimtë në hyrje të Parlamentit.

Shërbimet e Kuvendit lajmëruan policinë e shtetit, të cilët shkuan në vendngjarje për verifikimin e personit.

“Kam punë me doktorin”, dëgjohej duke thënë teksa fliste në telefon. Ai ishte i veshur me të zeza, ndërsa mbante kapuç në kokë dhe një çantë të zezë.

Në një moment, i riu shihet teksa nxjerr nga çanta një pistoletë çakmak dhe ndez cigaren.

“Kam punë me doktorin”/ I veshur me të zeza dhe