Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë alarmin se në Evropë dhe vendin tonë po futet një lloj i ri droge tepër e rrezikshme.
Në rrjetet sociale ai shpreh se bëhet fjalë për kokainën “Bazuko”. Sipas tij, ajo ka në përbërje hi vullkanik dhe mbetje kockore njerëzore.
“Në Evropë po hyn “Kokaina Bazuko”, droga e re dhe shumë e lirë për tu përballuar nga cilido. Alarmi vjen për shkak se është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme. Përzjerja e bëhet me kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore. Kjo po e bën prodhimin e saj shumë më tepër kriminal. Tashmë kartelet në Kolumbi po hedhin sytë nga varrezat e qyteteve. Ndërkohë, në lindjen e mesme vazhdon trafiku i konfirmuar i kafkave njerëzore për këtë qëllim”, shkruan ai.