MENU
klinika

"Nuk ka rëndësi nëse po hetohet Berisha apo Meta"

Karamuço zbardh detaje nga taktikat e hetimeve: SPAK është trajnuar nga amerikanët

09.11.2023 - 10:21

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se ka ndryshuar totalisht taktika e hetimeve.

Karamuço u shpreh se tashmë në funksion ka hyrë shkolla amerikane, ku nuk kanë më kompleksitetin se kë kanë përpara, ish-president apo ish-kryeministër.

Ndër të tjera ai shtoi se taktikë e hetuesve është edhe gota e ujit që ofrohet në momentin që meresh në pyetje.

“Ka ndryshuar komplet taktika e hetimeve. Kemi pasur taktikën bolshevike, erdhëm tek ajo kontinentalja, tani jemi tek shkolla amerikane. Madje edhe vetë ata që po e zbatojnë në SPAK këtë, sapo janë trajnuar për këtë çështje. Lidh fillimin e trajnimeve që kryen BKH-ja, pastaj prokurorët e deri tek vizita e fundit.

E para nuk kanë më kompleksin se përpara kanë ish-president apo ish-kryeministër. E dyta kanë futur disa teknika të investigimit që nuk i kemi eksperimentuar dhe njohur më parë. Madje kanë futur teknika që ne i japim vetëm si teori, i kanë futur në praktikë.

Kur shkon aty të japin vetëm gotën e ujit dhe ti mendon që kaq miqësorë janë, është pjesë e taktikave që bëhet. Pra kanë krijuar një mënyrë tjetër të implementimit të një shkolle, ku shumica e këtyre do të bien në një grackë në thonjëza, të ligjit.

Edhe këto dosje që ne flasim janë dosje depërtimi, ndërkohë që ti mendon që është dosja dhe unë nuk kam asnjë firmë. Ata po hetojnë një gjë më të madhe që ka të bëjë me pasuri, asete dhe para kudo që t’i kesh”, deklaroi Karamuço në “Top Story” .

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin