Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, i cili vendos rregullat e futbollit, po përgatitet të hedhë një hap para rreth kartonëve që mund të akordojnë arbitrat. Në fakt, gjatë takimit të fundit (ABM), organi i dha dritën jeshile fazës së testimit të kartonit portokalli për protesta dhe shkelje specifike.
Eksperimentimi në garat profesionale mund të nisë nga sezoni i ardhshëm në Premier League. Gjatë ABM-së së fundit, organi vendosi të pranojë kërkesat për të eksperimentuar me disa masa të reja që synojnë përmirësimin e sjelljes së futbollistëve ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Mes tyre, në fakt, rregulli i ri më i bujshëm ka të bëjë me përjashtimin e përkohshëm prej 10 minutash, me kartonin portokalli, të cilin zyrtarët e ndeshjes (arbitrat) mund t’ua tundnin lojtarëve fajtorë për sjellje të pandershme ndaj tyre.
Përpara se të futet ky rregull do të jetë e nevojshme të testohet, me eksperimentimin që fillon sezonin e ardhshëm. Vetëm pas testeve, IFAB do të vendosë për rregullin përkatës për ta përfshirë atë në rregullore ose jo.
Një tjetër propozim i shqyrtuar është ai që ka të bëjë me komunikimet brenda fushës. Kapiteni i çdo skuadre, në fakt, do të identifikohet si i vetmi lojtar që do të mund të kontaktojë kryesorin e ndeshjes për të kërkuar shpjegime në lidhje me zgjedhjet e arbitrit.
Një tjetër mjet që IFAB mund të përdorë për të mbrojtur gjyqtarët është kamera e trupit. Eksperimentim bindës, dhe për rrjedhojë afër përfshirjes në rregullore, për komunikimin “live” të arbitrit, pas shikimit të një episodi në VAR. IFAB synon të avancojë zhvillimin e softuerit për “offside’ gjysmë automatik, në mënyrë që t’i përshpejtojë më tej vendimet në këtë drejtim.