MENU
klinika

Reagon Luizi: Nuk kam pse ta them sërish…

Kejvina Kthella i bën surprizën e papritur Kiarës për shtatzëni

29.11.2023 - 12:58

Kejvina Kthella u kthye në një ndër emrat më të komentuar gjatë eksperiencës së saj të shkurtër në “Big Brother VIP”, për shkak të një debati të fortë me Luiz Ejllin, i cili degradoi deri në dhunë fizike nga ana e modeles, gjë që solli dhe përjashtimin e saj nga loja.

Që nga ajo kohë dyshja nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, mirëpo Kejvina vendosi që të lejë pas hatërmbetjet e të kaluarës duke i uruar përmes një komenti në rrjetet sociale këngëtarin shkodran dhe Kiara Titon për të voglën e tyre e cila së shpejti do të vijë në jetë.

Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër modelja gjithashtu iu ka dërguar çiftit një tufë me trëndafila, ndërsa në një mënyrë mjaft të veçantë përmes një kartoline i ka uruar çiftin përe lajmin e ëmbël.

“Urime për pritjen më të ëmbël mami Kiara dhe babi Lui. Bekime dhe të mira paçi gjithë jetën, nga Kejvina Kthella”– shkruhej në kartolinën e lexuar nga vetë Luizi, i cili nuk e ka lënë pa komentuar gjestin e saj.

“Unë e kam thënë që është vajzë e mirë. Të gjithë kemi nerva. Unë nuk kam pse ta them sërish që unë e kam falur që kur isha brenda shtëpisë dhe sigurisht që e fal prap. I uroj asaj dhe familjes së saj festat dhe paçin jetë dhe shëndet. Faleminderit për gjithçka”– tha fituesi i “Big Brother Vip”.

Luizi dhe Kiara disa ditë më parë kanë ndarë me fansat pamje nga gëzimi i tyre më i madh, pasi do bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Dyshja konfirmuan lajmin e ëmbël përmes projektit më të ri muzikor të Luizit që titullohet “Frymë”, ku në videoklip tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin që do sjellin në jetë një vajzë.

Përmes një feste që çifti kanë organizuar me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm, ata kanë zbuluar gjininë e bebit, ndërsa të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambjent të hapur duke shijuar momentin e shumëpritur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jemi munduar t’i kërkojmë ndjesë, por...”

Kejvina i dërgon dron Luizit (FOTO)


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV