MENU
klinika

Emrat

Kina më afër Europës, bën lëvizjen urgjente ndaj 5 shteteve anëtare të BE

25.11.2023 - 21:20

Pekini ka njoftuar se do të lejojë hyrjen pa viza në vend të shtetasve të Francës dhe katër anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian. Ky vendim u njoftua gjatë një vizite të ministres së Jashtëm franceze ne Pekin.

Misioni i Catherine Colonna është përpjekja më e fundit e një fuqie evropiane për të trajtuar marrëdhëniet e tensionuara të cilat janë shkak i mosmarrëveshjeve tregtare midis Brukselit dhe Pekinit.

Kina njoftoi vendimin të premten, teksa shprehu edhe përpjekjen për të inkurajuar më shumë njerëz të vizitojnë vendin për biznes gjithashtu edhe për turizëm.

Nga 1 dhjetori, qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës dhe Spanjës do të lejohen të hyjnë në Kinë deri në 15 ditë pa vizë. Vendimi është shtrirë edhe në Malajzi, dhe është një ofertë e cila do të zgjasë për një vit.

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër