MENU
klinika

U paraqit në SPAK për fshehjen e dënimit në Greqi

Koalicioni “BF” çon në KAS vendimin e KQZ për kryebashkiakun e PS

16.11.2023 - 12:43

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i hoqi mandatin Kryebashkiakun e PS-së, Kreshnik Hajdari, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar çështjen në KAS.

Ankim

Ankues: Kualicioni “Bashkë Fitojmë” përfaqsuar me autorizim të posaçëm nga ana e avokatit Arben Llangozi, Franci Nuri dhe Avokati Altin Kazia.

Objekti: Ankim kundër vendimit të “KQZ” rrëzimin e kërkesës së Kualicioni “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës.” Ne lidhje me shqyrtimin e projektvendit “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Baza ligjore: Kodi Zgjedhor, ligji nr 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” vendimit të Kuvendit Nr. 17/2016 Neni 10,128,137 Kodi i Proçedurave Administrative.

Drejtuar: Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

Të nderuar

Të nderuar “KQZ-ja ka marrë një vendim apsurd dhe haptaz në kundërshtim me ligjinku ka vendosur, rrëzimin e kërkesës së Kualicioni “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçove, z. Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjehere Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutes.” Ne lidhje me shqyrtimin e projektvendit “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në lidhje me çështjen me objek ku është duke u Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Ditën e martë, datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancën publike me këtë rend dite:

Shtetasi Kreshnik Hajdari, ka kandiduar për të njëjtën detyrësi përfaqësues i subjektit zgjedhor “Partian Socialiste e Shqipërisë. Ky shtetas në funksion të kandidimit ka plotësuar dhe dorëzuar në KQZ, formularin e dekriminalizimit, sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike “. Në këtë formular, pyetjes – a keni qënë i dënuar jashtështë shtetit, ai i është përgjigjur, JO.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN