MENU
klinika

“Deputetët e opozitës i mbyllët në ashensor”

Konferenca e Kryetarëve, vetëm dy deputetë të PD-së në mbledhje

01.11.2023 - 14:51

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kanë marrë pjesë vetëm dy deputetë të opozitës.

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Bebi Gjergji.

Në videon e publikuar nga deputetja Gjergji dëgjohet teksa kjo e fundit e quan si të turpshme qëndrimin e Kuvendit, ndërkohë që shton se “deputetët janë lënë jashtë dhe disa të tjerë janë mbyllur në ashensor”.

“Deputetët janë jashtë, i keni mbyllur në ashensor brenda! Nuk lejohet të futet në mbledhje Gazment Bardhi, të cilin e keni ftuar! Buxheti është një turp që e diskutoni pa opozitën prezent.

Po mohet e drejta e fjalës! Turp!”- shprehet kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë.

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në shenjë proteste ka qëndruar në këmbë, ndërsa dëgjohet të thotë se e keni shndërruar në “burg” Kuvendin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët hyjnë me forcë në sallë

Opozita pengon sërish Konferencën e Kryetarëve


Atentati me katër viktima në Dobraç

AMP arreston 4 punonjës të policisë Shkodër

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

Vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit/ “Shumica derdhin lot krokodili”

Rama: Salla e Parlamentit është shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj!