MENU
klinika

Eksperti i sigurisë bën paralajmërimin e frikshëm

“Kosova, ‘bombë’ e kurdisur, mund të shpërthejë”

20.11.2023 - 20:44

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, është shprehur se Kosova është një “bombë e kurdisur” që mund të shpërthejë në çdo moment dhe të “zhysë” rajonin në konflikt.

Komentet Islami i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se Rusia përmes Serbisë po tenton të shkaktojë tensione në Ballkan dhe sipas tij, Kosova është vendi më i mundshëm për të shkaktuar përplasje.

Ai shtoi se vizita e shefit të NATO-s, Stoltenberg, në Ballkan, vjen pikërisht pas alarmit të dhënë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po përpiqet të shkaktojë një tjetër konflikt në Ballkan, për të shmangur vëmendjen e ndërkombëtarëve nga Kievi.

“Turneun të cilin e zhvilloi dhe po e zhvillon kreu i NATO-s në Ballkan, i paraprin një deklarate të zëdhënësit të presidentit ukrainas, Zelensky. Deklarata u përkrah edhe nga BE se në axhendën e Rusisë është që Serbia të shkaktojë një konflikt në Ballkan, duke speciffikuar Kosovën.

Stoltenberg mori një turne në Ballkan duke përçuar mesazhin se nga paqja dhe siguria në Ballkan do të varet edhe paqja e siguria në Europë. Duket se deklaratës së Zelenskyt i parapriu, foli edhe kryeministri Kurti, që tha se në Rashkë janë duke u zhvilluar trajnime nga Millan Radoiçiç me ndihmën e shtetit serb që janë të interesuar të organizojnë sulme si ato të 24 shtatorit, ku u vra edhe një polic i Kosovës.

Pra Serbia është e interesuar që përmes satelitit të saj, Rusisë, të shkaktojë një incident në Ballkan, ku Kosova konsiderohet bombë e kudisur dhe mandej mund të implikoheshin edhe vendet e tjera”, është shprehur eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat