MENU
klinika

Vendi në 'mëshirën' e tregjeve të bonove

Kostoja e papërballueshme e luftës për Izraelin

23.11.2023 - 19:18

Kur një ekip teknokratësh izraelitë skanuan fushën e betejës gati shtatë javë pas luftës kundër Hamasit, ata konfirmuan me miliarda borxhe të grumbulluara. Detyra e tyre tani është të gjejnë para’ për të paguar për të gjitha.

Ndërsa forcat izraelite u futën më thellë në Gaza me qëllimin për të dëbuar Hamasin pas sulmit të 7 tetorit, Departamenti i Përgjithshëm i Kontabilitetit i Ministrisë së Financave po rregullonte parashikimet dhe regjistronte koston e secilit përgjues raketash në kohë reale.

Këto kosto po rriten me shpejtësi, edhe me mundësinë e një armëpushimi katërditor pas arritjes së marrëveshjes me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Lufta, për të cilën Ministria e Financave vlerëson se po i kushton ekonomisë rreth 270 milionë dollarë çdo ditë, do të ketë një kosto fiskale të vlerësuar prej 48 miliardë dollarësh në 2023 – 2024.

Izraeli do të përballojë dy të tretat e kostos totale, ndërsa SHBA do të paguajë pjesën tjetër.

Matematika fiskale e Izraelit bën të qartë se qeveria do të duhet të marrë hua në mënyrë të konsiderueshme. Kontabilisti i përgjithshëm i ministrisë izraelite të financave u shpreh se po ecet përpara me një skenar bazë që referon disa muaj luftime dhe aktualisht vendi është i aftë të financohet edhe në skenarë më ekstremë sesa luftimet aktuale.

Goditja fiskale është një tronditje për një ekonomi që iu desh të zhvendosej në baza luftarake brenda disa ditësh pas sulmit të Hamasit.

Megjithëse qeveria ka emetuar borxh ndërkombëtar në jen, euro dhe dollarë përmes bankave të Wall Street si Goldman Sachs, ajo po mbështetet në tregun e brendshëm për të përmbushur shumicën e nevojave të saj financuese. Ministria e Financave ka shitur 18.7 miliardë shekelë obligacione vendore që nga 7 tetori, krahasuar me një mesatare mujore prej pak më shumë se 5 miliardë shekelë deri në shtator.

Kërkesa për letrat me vlerë të saj ka mbetur aq e qëndrueshme sa që disa ankande të fundit kanë arritur gjashtëfishin e shumës së ofruar. Moody’s Investors Service vlerëson se nevojat bruto të qeverisë për huamarrje do të jenë rreth 10% e prodhimit ekonomik këtë vit, nga 5.7% në 2022.

Ndërsa konflikti e detyroi qeverinë të hapte “rubinetin” fiskal, deficiti i saj buxhetor në tetor u bë shtatë herë më i madh se një vit më parë dhe hendeku tani qëndron në 2.6% të PBB-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes