MENU
klinika

Kallëzimi për abuzimin me tenderin e Rindërtimit

Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet sërish në SPAK, Rakip Suli: Erdha për të dorëzuar disa dokumente

08.11.2023 - 15:27

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vetë Suli ka deklaruar se sot është paraqitur për të dorëzuar disa dokumente.

Kujtojmë se Rakip Siuli u padit nga anëtarët e këshillit bashkiak, pjesë e opozitës, për disa vendime që kishte marrë në lidhje me disa çështje të administrimit të Bashkisë.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Suli të japë shpjegime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore

KAS gjobit Rakip Sulin dhe 5 sekretarë të Përgjithshëm të Ministrive

Emrat e përfituesve që do t’u lëvrohen paratë nga banka!

842 familjet që përfitojnë kredi të butë për shtëpi