MENU
klinika

Analiza

Ku gaboi Ukraina me kundërofensivën?

03.11.2023 - 17:17

Gjenerali më i lartë i Ukrainës, Valery Zaluzhny, tha se ushtria e tyre duhet të kishte qenë në gjendje të përparonte me një shpejtësi prej 30 kilometrash në ditë, ndërsa depërtoi në linjat e mbrojtjes ruse, por në realitet nuk kishte ndodhur ashtu. “Nëse shikoni manualet dhe llogaritjet e NATO-s, të cilat ne i bëmë, në planifikimin e kundërofensivës, katër muaj duhet të kishin qenë kohë e mjaftueshme për të arritur në Krime , për të luftuar në Krime, për t’u kthyer nga Krimea dhe për të hyrë e për të dalë përsëri”, tha Zaluzhny, siç raportohet nga “The Guardian”.

Meqenëse trupat e tij nuk arritën askund, ai mendoi nëse problemi ishin komandantët e tij, kështu që i ndryshoi. Ai tha se ndryshoi këndvështrim kur rilexoi librin e gjeneralit sovjetik të vitit 1941 “Të thyejmë linjat e fortifikuara të mbrojtjes”, i cili analizoi Luftën e Parë Botërore. “Para se të arrija gjysmën e rrugës, kuptova se pikërisht këtu jemi, sepse, ashtu si atëherë, niveli i zhvillimit tonë teknologjik sot na ka mpirë ne dhe armiqtë”, tha Zaluzhny. Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se lufta në Ukrainë ishte “në një ngërç”, duke paralajmëruar se nuk kishte gjasa të kishte një “përparim të shpejtë” në kundërofensivën kundër Rusisë. Gjenerali tha se do të duhej një hap i madh teknologjik për të thyer ngërçin. Ai tha për “The Economist” se fillimisht besonte se mund ta ndalonte Rusinë “duke gjakosur trupat e saj”. Vlerësohet se deri në 70.000 ukrainas u vranë dhe 100-120.000 u plagosën, ndërsa viktimat ruse, sipas “Telegraf”, llogariten në 120,000/ “Ishte gabimi im. Rusia humbi të paktën 150,000 jetë. Në çdo vend tjetër humbje të tilla do ta kishin ndalur luftën”, tha ai.