MENU
klinika

Lobimi rus

Kulluri merr në mbrojtje Bashën: Ka dhënë llogari për drejtësinë shqiptare

03.11.2023 - 19:43

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri tha se në artikullin e BBC-së, që përfshinte edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili ishte financuar nga Rusia për lobim dhe fushatë në 2017, nuk ka pasur asgjë të re dhe se kjo çështje është mbyllur.

Kulluri u shpreh se Basha ka folur për organet e drejtësisë së Shqipëri dhe se prokuroria shqiptare i ka mbyllur hetimet.

Ai shtoi se Partinë Demokratike e përfaqëson Lulzim Basha si kryetar i saj, dhe se Sali Berishën e Gazment Bardhin nuk i njeh ligji.

“Dje e keni marrë njoftimin që i ka nisur zonja Karabina BBC-së, pastaj u është shpërndarë të gjitha mediave. Zoti Basha është përgjigjur përmes zëdhënëses, mund të ishte përgjigjur edhe vetë. Është përgjigjur përmes zëdhënëses, është pak a shumë e njëjta gjë, nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh. Rëndësi ka që të mbahet një qëndrim publik. Kjo çështje është riprekur nga BBC atje, që është një media prestigjoze. Ndër të tjera, është përmendur edhe kjo çështje, kur është folur për dobësitë e sistemit anglez, kompanitë që bëjnë biznes në fusha të caktuara. Përgjigja është dhënë e qartë, së pari, zoti Basha ka folur për organet e drejtësisë së Shqipëri dhe prokuroria shqiptare i ka mbyllur hetimet.

Përderisa media ka shkruar dhe medias i është përgjigjur PD, besoj se përgjigja është aty. Teksti është i qartë, përgjigja ka shkuar te media që e ka shkruar dhe normalisht përgjigja do të ishte për median, jo një sqarim për publikun, sepse publikun zoti Basha e ka sqaruar para disa vitesh, ka mbajtur qëndrimet e veta.

Qëndrimet tona, i kemi pasur në vendim Kryesie, që të mos vazhdojmë ta ushqejmë debatin brenda të djathtës, sepse është debat i pavlerë. Ky debat i ka lodhur edhe demokratët. E vetmja çështje ku kemi shpenzuar energji në publik në raport me Rithemelimin, ka qenë përpjekja për të ndjekur çështjet gjyqësore të cilat nga ana jonë janë konsideruar të rëndësishme. Zoti Berisha sot drejton një grup prej 14 deputetësh që mendojnë që janë PD. PD është një dhe në këtë sistem, partitë politike janë ato që regjistrohen në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës dhe kaq. Nëse zoti Berisha do të fitojë gjyqin, dhe do të jetë ai drejtuesi i PD, bujrum, le të vazhdojë. Sot që flasim, PD duhet ta njohim atë që është, atë që njeh ligji. Nuk mund të marrë drejtimin e PD dhe të flasë në emër të PD, kushdo që mund t’i teket ta bëjë këtë gjë, përfshirë Berishën, Bardhin apo këdo tjetër”, tha Kulluri për “Abc news”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga çështja Partizani dhe dosja Malltezi tek dhuna ndaj deputetit Sina!

Zbulohen udhëzimet e Berishës në email-et e Vokshit

“‘Heronjtë e Antikorrupsionit’ s’guxojne të godasin zyrtarët e PS pa lejen e Ramës”

Rezoluta e Këshillit Kombëtar të Berishës: Ja thirrja për anëtarësinë!