“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kur fëmijët mund të humbasin dëgjimin?
Mjeku: Humbja e dëgjimit tekfëmijët e vegjëlmund të shfaqet në këto periudha të jetës:
- prenatale(para lindjes), shkaktohen nga patologji gjenetike ( të cilat transmetohen në mënyrë autozomale recesive ose autozomale dominante, etj); disa patologji infektive që kalon nëna si rubeola, toksoplazma, citomegalovirusi, infeksione virale etj. Uljet e dëgjimit të tipit të rëndë në këto raste nëse nuk diagnostikohen në kohë çojnë në pamundësi të vendosjes së të folurit dhe gjuhës dhe për pasojë në problematikë të integrimit të fëmijëve në jetën sociale.
- Perinatale(gjatë proçesit të lindjes), shkaktohen si pasojë e prematuritetit, fëmijët nën peshë, ikteri neonatal, papajtueshmëritë e faktorit Rh etj.
- Post natale(pas lindjes) shkaktohen nga patologji të tilla si: rubeola, Meningoencefalitet, parotitet, përdorimi i medikamenteve ototoksike dhe trauma të kokës me fraktura të kockës temporale etj.
- Tek femijët pas moshës 2 vjeçare mund të shfaqen secila nga të tre format e uljes së dëgjimit. Kryesisht në moshat e vogla hasim më tepër ulje të dëgjimit transmetues që i detyrohen patologjive të veshit të mesëm, si pasojë e infeksioneve të shpeshta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Bazuar në të dhënat e mësipërme duhet të jemi mjaft të kujdesshëm në diagnostikimin e hershëm. Mënyra më e mirë është depistimi neonatal të paktën i fëmijëve të porsalindur që kanë risk për hypoacusi (anamneze familjare për hypoacusi; infeksione të nënës apo ekspozim i nënës ndaj substancave toksike gjatë shtatëzanisë; fëmijë prematurë; hiperbilirubinemia etj). Depistimi neonatal ka disa vite që realizohet në disa maternitete të Shqipërisë. Puna jonë e vazhdueshme drejtohet drejt realizimit të depistimit të çdo fëmije shqiptar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim