MENU
klinika

Nga Mero Baze

Kur fëmijët të marrin zvarrë si prind dhe si kryeministër

23.11.2023 - 20:41

Erzen Breçani dhe Sali Berisha janë të dy nën hetim dhe në përballje me drejtësinë për shkak të fëmijëve.

Erzeni duket qartazi I përfshirë në një veprimtari kriminale për shkak të djalit dhe ajo që ka thënë sot në sallën e gjyqit është e vërtet.

Por jo gjithë e vërteta. Si një ish zyrtar policie, ai mund të gjente forcë të ndalte këtë histori qoftë dhe duke bashkëpunuar me shtetin kundër djalit dhe jo me djalin kundër shtetit. Por ky është një luks I tepërt në një shoqëri si e jona. Ai ka dështuar si baba dhe si ish polic që ta nxirrte djalin nga rruga pa krye ku ishte futur.

Sali Berisha është nën hetim për të kundërtën. Ai jo vetëm që nuk ka bërë përpjekje ti nxjerr fëmijët nga përdorimi I pushtetit të tij për pasurim, por është bërë gardian I tyre në emër të pushtetit kundër shtetit, sa herë ata kanë ballafaqim me drejtësinë.

Më 2008, kur djali I itij ishte në qendër të skandalit të tragjedisë së Gërdecit, Sali Berisha vuri gjithë pushtetin në dispozicion të mbrojtjes së tij duke e diferencuar vet PD dhe pushtetin në raport me qëndrimin që ata mbanin ndaj historisë së Gërdecit. D.m.th. ata që mbronin të birin ecnin përpara dhe ata që nuk e mbronin eliminoheshin ose shpalleshin armiq.

Kështu u futën në listën e armiqve të tij Presidenti I Republikës I asaj kohe, Bamir Topi I sapozgjedhur nga PD, Ilir Rusmali, ish ministër I tij, media dhe gazetarë që tentuan të zbardhin rolin e djalit të tij në Gërdec ashtu sic u rehabilituan apo rikthyen në qeveri njerëz pa asnjë vlerë vetëm se ishin dëshmitarë të historisë së djalit të tij, sic qe rasti I Aldo Bumçit etj.

E njëjta histori u përsërit me vajzën e tij, jo vetëm me procesin e privatizimit dhe përftimeve nga kompleksi “Partizani” por dhe me historinë e lidhjes së saj me Damir Fazlicin, transaksionet e hetuara dhe të mbyllura me procedurë për kompaninë në Qipro, shitblerjet e tokës ne Portoromano, përpjekjen për të përfituar nga firma e babait kryeministër, nga ndërmjetësimi I djalit të tij për koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve que e provojnë dhe transakionet financiare me përfituesin etj.

Të gjithë ata që I qëndruan në krah fëmijëve të tij në këto histori rriteshin në detyrë, të gjithë që hezitonin apo refuzonin eliminoheshin.
Dhe kjo reflektohej pastaj dhe në pandëshkueshmërinë e tyre në çdo hetim që niste .

Tani ka ardhur një ditë, kur drejtësia po bën punën e saj, kur policia po vetpastrohet duke nxjerr llumin e saj para drejtësisë dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë të fakteve atë që pushteti ka tentuar të fsheh para syve të shqiptarëve për tre dekada. Edhe pse të gjithë i dinim dhe I thoshim, asnjëherë drejtësia nuk tentoi ti provojë.

Tani po provon.

Dhe tani po përjetojmë të gjithë si në një telenovelë, se cili është rrethi I interesave të Sali Berishës dhe njerëzit që e kanë rrethua atë, dhe kemi vetëm një listë të gjatë dhe të pafundme të njerëzve të tij në polici në trafik droge dhe krim të organizuar që kanë qenë të paprekshëm.

Bilanci 32 vjeçar i betejave të tij është i gjithë bilanc për fëmijët e tij dhe rrethin e tij mafioz.

Dhe pse duket e rënd historia e Erzen Breçanit dhe përshirja tij brenda një rrethi kriminal i marrë zvarrë nga I biri që merrej me drogë, ngjan gjithsesi më pak e rënd se historia e një ish kryeministri dhe ish presidenti, që ka marrë një shtet të tërë zvarrë për tridhjet vjet për të mbrojtur fëmijët e tij. Dhe ka kurajë ende të kërcënojë se do të vazhdoj ta marr zvarrë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin