MENU
klinika

“Kur bota është mbushur me skena konflikti”

Kurti ka një mesazh për të gjithë: Të qëndrojmë së bashku

13.11.2023 - 15:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë të dielën në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit “para të pranishmëve, në fjalën e tij përshëndetëse, ai u shpreh shumë i nderuar të qëndrojë para tyre, në këtë ngjarje, të bashkuar nga një vizion të përbashkët për prosperitetin e rajonit tonë”.

Kurti tha se në kohë si këto bota është e mbushur me skena konflikti, ky organizim bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse ai nënvizon domosdoshmërinë për të qëndruar së bashku, për të folur së bashku dhe të punuar së bashku.

“Takimi ynë këtu nuk është thjesht një traditë vjetore; është një riafirmim i agjendës sonë të përbashkët përballë vështirësive. E ardhmja jonë është e ndërthurur me mirëqenien e çdo vendi të përfaqësuar në këtë sallë, të kontinentit tonë evropian dhe Bashkimit Evropian si fati ynë që ne përqafojmë, me çdo komunitet që premtojmë t’i shërbejmë dhe me frymën kolektive që mishëron ky forum” deklaroi ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për besimin, partneritetin dhe vlerësimin e Forumit Ekonomik të Vjenës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Grenell për Albin Kurtin: Kjo është e tmerrshme!

“Ai është kundër çdo politike amerikane”

The Guardian: Dy mesazhe shqetësuese!

“BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve”

Robert Bosch: Të veprohet kundër veprimeve serbe

“Çfarëdo qeverie të ketë Kosova, jepini fund kohës së mosveprimit”