MENU
klinika

Detaje

Kush është Toto Rina që del te “SKY ECC”? Artan Hoxha tregon personazhin misterioz që ra në rrjetën e SPAK

23.11.2023 - 09:59

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e fundit të kryer nga SPAK, ku u arrestua ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani me disa të tjerë dhe u shpallën në kërkim 5 persona.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Hoxha foli edhe për një personazh i quajtur Toto Rina. Sipas gazetarit ky personazh është zbërthyer nga SPAK dhe mund të jetë arrestuar pak ditë më parë, por dyshohet se është mbajtur sekret.

“Toto Rina”, sipas gazetarit, ka komunikuar me grupin e ekzekutorëve dhe me ish-pjesëtarin e Forcave Speciale, Bujar Gërmizin.

Për këtë të fundit, Hoxha shprehet se sipas dosjes hetimore, ka shërbyer si njeriu që ka bërë lidhjen midis personave që kanë bërë porosinë dhe ekzekutorëve.

“Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Toto Rina”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar. Ai e ka nofkën “Toto Rina” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë”, tha Hoxha.

Hoxha tha se pritet një komunikim nga SPAK në ditët në vijim për tu marr vesh se kush është ky person.