MENU
klinika

“Athina ka gati një minoritar nga SHBA, një mjek dhe…”

Kush mund ta zëvendësojë Belerin?

30.11.2023 - 12:00

Kryetari i Lëvizjes “Atdheu” dhe ekspert i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani, ka zbuluar në “Ditari” i A2CNN katër emra, të cilët në Athinë përfliten si kandidatë të mundshëm që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në bashkinë e Himarës, pasi drejtësia të marrë vendimin final për Fredi Belerin.

Osmani tha se Greqia dhe kryeministri Rama do të “lajnë duart” me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe do të nisë një fazë e re e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.

“Athina e ka të qartë që nuk shkon dot gjatë në këtë betejë, sepse Edi Rama shkon në Bruksel dhe thotë çlidhje kam unë me drejtësinë. Kjo është çështje e SPAK-ut, SPAK-un e kanë bërë amerikanët. Dhe lan duart Rama me këtë çështje.”

Sipas tij pas 18 dhjetorit çështja Beleri do të zbehet dhe nuk do të jetë më pika e fërkimit mes Tiranës dhe Athinës. Sa i përket kandidatëve të mundshëm, ai zbuloi se emri më në zë është ai i një minoritari greko-shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Fredi Beleri nuk është fare në llogaritë e Athinës. Është një kalë beteje momental. Athina ka gati katër emra sot për të zëvendësuar Fredi Belerin. Njëri është nga minoritarët e SHBA që po bëhet gati ti hipi avionit dhe të vijë të kandidojë. Minoritar greko-shqiptar. Tjetri është mjek nga Tirana. Ka dhe dy personazhe të tjerë. Beleri do zëvendësohet. Do bëjë ca kohë burg aty dhe Athina do thojë s’kemi më lidhje, është çështje e drejtësisë së Shqipërisë. Le të vazhdojnë proceset integruese, stabiliteti i rajonit, fqinjësia e mirë dhe iku u harrua. Athina është më e mençur sesa të krijojë turbulenca me shqiptarët në këtë vend.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Tërbohet' Athina zyrtare pas lënies në burg të Fredi Belerit

Shqipëria kërcënohet me mbyllje të portës së BE


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë