MENU
klinika

“Nuk më lejohet të them detaje”

La Shqipërinë për Gjermaninë, ja artistja që punon si agjente sekrete!!

06.11.2023 - 16:43

Këngëtarja e njohur Luar Arani, ka rrëfyer detaje të paditura për jetën e saj.

Ajo ka treguar se kur ishte e vogël, e ëma e thërriste “fëmija pse”, sepse ishte më shumë kurioze seç duhej.

“Ndoshta tregonte edhe pak shenjë inteligjence, por unë kam qenë e tillë që edhe pasi më ishin përgjigjur në pyetjen ‘pse’, kisha edhe një ‘pse’ për ‘pse’-në. Ndaj më ngeli “fëmija pse”. Kam qenë e urtë që bëja detyrat dhe gjërat e tjera, por flisja shumë”-tha ajo.

Gjatë intervistës, Luar u shpreh se ende nuk e di se çfarë e bëri që të linte Shqipërinë për Gjermaninë. E pyetur për profesionin që ushtron në Berlin, Luar zbuloi se punon agjente në sektorin financiar.

“Në fakt edhe sot e kësaj dite ende nuk e di se çfarë më goditi që vendosa të ikja. E vërteta është që kur pyes veten në retrospektivë, as vetë nuk e di pse vendosa të ikja”-vijoi artistja.

Në Berlin ku ti punon si “agjente sekrete”.

“Ehh, nuk më lejohet të them ku, si dhe çfarë. Më vjen shumë keq, por punoj në sektorin financiar.

Tek antikrimi financiar. Është një gjë shumë e bukur që më pëlqen shumë dhe kaq. Nuk tregoj dot më shumë”-zbuloi ajo.