MENU
klinika

“Të dyja palët duhet të marrin diçka që të japin diçka”

Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet të shpejtojnë

18.11.2023 - 14:16

Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar në Facebook-un e tij në lidhje me zhvillimet e dialogut. Lajçak ka përmbledhur gjithë etapat e aktivitetit ndërmjetësues duke bërë të ditur se dy vendet duhet të përparojnë në marrëveshje.

Nga ana tjetër ai ka zbardhur takimet me kryenegociatorët mbi çështjen e Statutit të Asociacionit, plani i zbatimit, energjia, tabelat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur.

“Në bisedat tona, unë theksova që implementimi i Marrëveshjes duhet të ketë progres nga të dy palët në përmbushjen e obligimeve të tyre respektive, hap pas hapi paralelsisht dhe bazuar në parimin që të dy palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka. Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të Dialogut dhe pres një vazhdim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka paralajmëruar Lacjak.