MENU
klinika

Zhgënjen Philadelphia

Lakers rikthehen te fitorja, Orlando merr fitoren e tetë radhazi

30.11.2023 - 15:14

Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja në NBA, duke mposhtur 133-107 Detroit jashtë fushe. Ndeshje e mirë për Russell, autor i 35 pikëve, mbështetur nga Davis me 28 pikë e James me 25.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Angeles, Clippers, që falë 34 pikëve të Leonard e 26 të Harden, mundën 131-117 Sacramento Kings. Kanadezët e Toronto mposhtën 112-105 Phoenix, një ndeshje me rivalitet deri në fund, ku diferencën e bëri kolektiviteti i ekipit vendës (6 lojtarë mbi 13 pikë).

Kampionët e Denver mundën 134-124 Houston, ndeshje ku Jokic realizoi 32 pikë, 10 rebpund e 15 asist, mbështetur nga Porter me 30 pikë dhe afrohet me kreun.

Skuadra e Orlandos mundi 139-120 Washington, ndeshje ku diferencën në fushë e bëri Wagner me 31 pikë. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për Magic, ekipi më në formë aktualisht në NBA.

Zhgënjen Philadelphia, që u mund 124-114 nga Neë Orleans, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Maxey realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Williamson me 33 pikë.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola