MENU
klinika

Në Qendrën Kombëtare për Librin dhe Leximin

Letërsia dhe çështjet e diskriminimit gjinor

30.11.2023 - 15:11

Qendra Kombëtare për Librin dhe Leximin (QKLL), me mbështetjen e programit “Europa Krijuese” e Bashkimit Europian, zhvilloi aktivitetin “Diskutim për çështje të diskriminimit gjinor”. Ishin të pranishëm përkthyes, gazetarë e aktorë të Teatrit të Metropolit, të cilët lexuan fragmente nga librat e përzgjedhur për këtë rast.

Nga filozofja, shkrimtarja dhe aktivistja e të drejtave të grave, Simone de Beauvoir ishte përzgjedhur libri “Të pandarat”, përkthyer nga shkrimtarja Diana Çuli. Finlandezja Rosa Liksom erdhi në këtë event, përmes librit të saj “Gruaja e Kolonelit”, përkthyer nga Kujtim Ymeri dhe nga shkrimtarja moldave Tatiana Tibuleac u lexua një pasazh prej librit “Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë”, përkthyer nga Maniela Sota.

Eventi u zhvillua në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dituria”.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse