MENU
klinika

Propozon 9 destinacione

“Lonely Planet” artikull për bukuritë e Shqipërisë/ Rama: Super promovim në vigjilje të 2024-ës

29.11.2023 - 21:43

“Lonely Planet” i ka kushtuar një artikul Shqipërisë, ku propozon disa nga destinacionet më të bukura për t’u vizituar. Prestigjiozja e udhëtimeve shkruan se Shqipëria po bëhet ngadalë xhevahiri i Ballkanit për shkak të ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe mundësive për të gjithë llojet e udhëtarëve.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky është një super promovim teksa pritet të hyjmë në vitin 2024.

“Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjiozja e udhëtimeve”Lonely Planet” propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës.

“Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t’u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë”, është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar kryeministri.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ushqime tradicionale, shëtitje dhe pak kulturë..."

‘Lonely Planet’: Një fundjavë e përballueshme e paharruar në Tiranë