20.11.2023 - 15:26
Seanca e sotme plenare u mbyll mes kaosit, tymueseve dhe zjarrit që u shkaktua nga tymueset që u hodhën nga deputetët e opozitës.
Mirëpo, vendi ku ra zjarri ishte në tavolinën ku ulet deputeti dhe njëkohësisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pas zjarrit, garda dhe deputetët e pranishëm nxituan që të shuanin flakët.
Në sfond dëgjohen deputetët e opozitës të thonë:
Bardhi: Kartën e Lul Bashës prishën (Qesh)
(Albana Vokshi qesh në sfond), deputetja: E Bashës është, leje.
Bardhi: Hajde se e Bashës është, s’ka gjë