MENU
klinika

Asnjë votë kundër apo abstenim

Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

19.11.2023 - 17:43

Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku siguroi drejtimin e partisë më të vjetër në vend edhe për katër vjet.

Mësohet se, 333 delegatët e LDK-së prezentë votuan unanimisht që Abixhiku ta drejtojë edhe më tej partinë, pra nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, në këto zgjedhje të brendshme.

Ja përgjegjësitë që ka kryetari i partisë, sipas statutit të LDK-së:

– Përfaqëson LDK-në në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK-së, në vend dhe jashtë vendit;

– Udhëheq punën e LDK-së dhe të organeve të saj;

– Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit të LDK-së, të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së LDK-së;

– Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit;

– Merr vendime dhe qëndrime politike në pajtim me Programin dhe Statutin e LDK-së;

– Emëron zëdhënësin e LDK-së;

– Emëron udhëheqësit në administratën e LDK-së;

– Jep iniciativa për zgjedhje kuadrosh;

– Organizon takime të rregullta dhe të jashtëzakonshme me kryetarët e degëve;

– Mund të thërrasë mbledhjen e secilit organ apo trup të LDK-së.