Kjo kthesë 180 gradë e Francës, mund të japë indice se lufta në Ukrainë po shkon drejt fundit dhe Macron po shtron terrenin për rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, burimet energjike të së cilës janë tepër të rëndësishme për ekonominë Europiane, tashmë e goditur nga rritja ekstreme e çmimeve, si shkak i sanksioneve ndaj Moskës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dhënë indicet e para se Franca do të jetë e gatshme të bashkëpunojë sërish me Rusinë, pas luftës në Ukrainë.
Gjatë një vizite në Kazakistan, Macron deklaroi se Evropa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë, për të shmangur përshkallëzimet dhe konfliktet.
“Arkitektura evropiane e mbrojtjes nuk mund të ndërtohet mbi përshkallëzim dhe konflikte”. “Rusia është gjeografikisht një pjesë e Evropës, kështu që ne duhet të ndërtojmë një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE-së, dhe kjo përfshin Rusinë”, theksoi Macron, teksa shtoi se Evropa duhet të përfshihet kur Rusia dhe SHBA flasin për armë, raporton Tass.
Kjo kthesë 180 gradë e Francës, mund të japë indice se lufta në Ukrainë po shkon drejt fundit dhe Macron po shtron terrenin për rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, burimet energjike të së cilës janë tepër të rëndësishme për ekonominë Europiane, tashmë e goditur nga rritja ekstreme e çmimeve, si shkak i sanksioneve ndaj Moskës.
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Macron del jashtë linjës së partneritetit me SHBA-të. Muaj më parë kur Uashingtoni tentoi të krijonte një aleancë me Europën për të ndalur zgjerimin ekonomik dhe influencën kineze në kontinentin e vjetër, Macron bëri një vizitë në Pekin dhe përkrah Xi Jinping deklaroi se Franca nuk do të shkëpuste marrëdhëniet tregtare me Kinën.