Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Një mjet me përplasur për vdekje një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, sqaron policia.