MENU
klinika

“Goditje e ashpër e Kushtetutës”

Marrëveshja e refugjatëve Rama-Meloni, La Repubblica: Opozita e quan dështim

21.11.2023 - 17:30

Kërkesa që partitë opozitare italiane bënë, ku kërkonin që teksti i paktit të nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, të shqyrtohej në Dhomën e Deputetëve, ka marrë përgjigje pozitive nga qeveria italiane.

Në një artikull të saj, prestigjiozja italiane “La Repubblica” shkruan se të djathtët përshëndetën vendimin e qeverisë për paraqitjen e projektligjit të ratifikuar, dhe se ishin të kënaqur me kthesën e qeverisë.

Megjithatë, krahas duartrokitjeve me të cilat u prit deklarata e ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, fjalët e tij, arritën tek më pak deputetë seç pritej, pasi karriget e deputetëve të opozitës ishin pothuajse bosh.

Zëvendës sekretarja Elly Schlein e ka komentuar finalizimin e marrëveshjes me Shqipërinë si goditje të ashpër të qeverisë ndaj Kushtetutës.

Pavarësisht faktit se teksti i marrëveshjes do të diskutohet në Parlament, kundërshtimet e përsëritura nga forcat partiake si +Europa dhe Avs mbeten, ndërsa shprehen se pakti për refugjatët “do të jetë një dështim total”.

Più Europa’, PD, Avs, Azione dhe M5s, i kërkuan, ditë më parë, kreut të Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontanës, të kryejë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë të transmetohet në Dhomën e Deputetëve, shkruajnë mediat italiane.

Nisma u propozua nga sekretari i ‘PiuEuropa’ Ricardo Magi. Përmbajtja ishte e qartë, dhe sipas asaj që shkruhej në kërkesë thuhej:

“Neni 80 i Kushtetutës parashikon që marrëveshjet ndërkombëtare që kanë karakter politik, ose parashikojnë arbitrazh apo rregullime gjyqësore i nënshtrohen ratifikimit nga Parlamenti për “kontroll nga përfaqësuesit e popullit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Refugjatët do të qëndrojnë jo një muaj, por 18 javë”

Analisti Lubonja për marrëveshjen Shqipëri-Itali: Metodë për të trembur emigrantët

"Kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahëhapur"

“Emigrantët”/ Rama për median italiane: Çdo gjë sipas kritereve të BE!