MENU
klinika

Shkakton polemika në Bruksel

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, BE: Duhet të respektohen të drejtat ndërkombëtare

07.11.2023 - 10:32

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë ka shkaktuar reagime të ndryshme. Komisioni Evropian thotë se është vënë “në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve migratore.

“Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar. Marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej. Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe të drejtat ndërkombëtare” – tha një zëdhënëse e qeverisë së BE-së e pyetur nga Adnkronos.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024.

Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t’i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahëhapur"

“Emigrantët”/ Rama për median italiane: Çdo gjë sipas kritereve të BE!

Nga pikturat te ëndrra e 'Shteteve të Bashkuara të Evropës'

‘Corriere della Sera’: Edi Rama, kryeministri që dashuron Italinë!