MENU
klinika

Forumi i Medias

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Numri i gjysmë të vërtetave të përhapura, i tmershëm!

14.11.2023 - 20:36

Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit për Median në Evropën Juglindore folir edhe për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët duke u shprehur se numri i gjysmë të vërtetave të përhapura ishte shumë i madh.

Rama komentoi lajmin e përhapur në media ku thuhej se në Shqipëri do të strehohen përkohësisht rreth 3 mijë persona vetëm burra.

“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.”, u shpreh Rama.