12.11.2023 - 19:37
Sipas transmetuesit amerikan NBC, një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e 80 pengjeve është “e mundur”.
Një zyrtar nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden konfirmoi për NBC News se ekziston një marrëveshje e mundshme për një shkëmbim pengjesh midis Hamasit dhe Izraelit.
Zyrtari tha se marrëveshja,e cila është në diskutim e sipër, kërkon lirimin e rreth 80 grave dhe fëmijëve në këmbim të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë të ndaluar nga Izraeli.
Po ashtu, zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara po eksplorojnë gjithashtu opsione të tjera dhe foli me paralajmërimin se nuk ka siguri se marrëveshja e propozuar do të jetë e suksesshme.